Takimi Sileksi – Shkëndija që do të luhet nesër në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit vendor nuk do të transmetohet në TVM2 dhe Arena Sport ashtu siç ishte paraparë në program.
Çështja e transmetimit ka dështuar në moment të fundit. Ashtu siç mëson “Sportmania” sipas burimeve jozyrtare, për shkak të ndryshimit të kohës dhe kushteve të rënduara klimatike në vend që ka shkaktuar edhe një problem tjetër gjatë kthimit të sotëm nga Strumica që u transmetua ndeshja Akademia Pandev – Rabotniçki, ekipi i televizionit shtetëror nuk do të jetë në gjendje që të udhëtojnë deri në Kratovë për ta transmetuar ndeshjen.
Kështu që, në vend të ndeshjes Sileksi – Shkëndija, në transmetim direkt do të jepet ndeshja Vardari – Pelisteri.