Liverpulli në krizë, pëson edhe disfatën e tretë me rradhë (VIDEO)

Liverpulli i Jurgen Klop është në krizë rezultatesh, ndërsa tregues më i mirë për këtë është disfata e tretë e njëpasnjëshme, e pësuar sot përballë Leçester Sitit,njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse skuadra nga “Enfilld” ishte në avantazh, në fund pësoi disfatë 3:1, duke u larguar në këtë mënyrë edhe më shumë nga kreu i tabelës. Në anën tjetër Leçester Siti me këtë fitore vazhdon të mbajë pozutën e dytë në renditje, menjëherë pas Mançester Sitit të Pep Guardiolas.

Që të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa një pasim perfekt i brazilianit Firmino në minutën e 67-të, Mohamed Sallah e shndërroi në gol, duke kaluar në ato momente Liverpullin në epërsi.

Megjithatë pasuan 6 minuta të kobshme për mysafirët në këtë takim, pasi Leçesteri nga minuta e 79-të deri në të 85-tën shënoi 3 gola.

Nga gjuajtja e lirë Madison barazoi shifrat në 1:1. Xhejmi Vardi në minutën e 81-të për herë të parë në këtë ndeshje e kaloi në epërsi Leçesterin, për të cilën skuadër golin e fundit e realizoi Barnes në minutën e 85-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply