Makedonija Gj.P në ditën e fundit të merkatos solli një sulmues nga Togo!

Skuadra e Makedonija GJ.P në ditën e fundit të merkatos së dimrit ka siguruar shërbimet e sulmuesit me origjinë nga Togo, Ludvig Amla Koxho, i cili njëherit posedon pasaportë daneze dhe kanadeze, njofton “infOSport.mk”.

Koxho te Makedonija GJ.P shihet si zëvendësues për Khalid Basid, i cili u transferua në Tunizi te kampionët e Esperance.

Kujtojmë Makedonija Gj.P në vijën sulmuese gjatë stinorit pranveror në disponim do ta ketë edhe sulmuesin shqiptarë, Samir Fazli, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply