Lutfi Bilali transferohet në futbollin sllovak

Lutfi Bilali, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kosovare të Arbërisë, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në futbollin sllovak, duke nënshkruar për ekipin e Bardejov, që garon në Ligën e Dytë të këtij vendi, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, tashmë disa ditë i është bashkuar skuadrës së tij të re, me të cilën ka kryer edhe dy stërvitje. Ai pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e nesërme, të parën për stinorin pranveror që skuadra e Bardejov do ta zhvillojë kundër Poprad.

Ndërkohë pas nënshkrimit të kontratës me skuadrën sllovake, Lutfi Bilali ka folur edhe për kanalin zyrtarë të klubit.

“Ndihem mirë në Bardejov, edhe pse këtu është shumë ftohtë. Do të përpiqem të jem një përforcim i mirë për ekipin. Mendoj se mund të jemi të suksesshëm gjatë pjesës tjetër të sezonit. Deri më tani, kam bërë dy stërvitje dhe mendoj se te Bardejov ka lojtarë shumë të mirë. Mendoj se është shumë herët për mua të flas që tani për dallimin midis futbollit në Maqedoni dhe atij në Sllovaki” – është shprehur Bilali, i cili gjatë karrierës së tij, përveç në Kosovës, ka luajtur edhe në Slloveni, Finlandë dhe Greqi.

Ndërkohë në futbollin vendor, mesfushori 28-vjeçar kishte luajtur me ekipet, si: Gostivari, Renova, Metalurgu, Sileksi, Pelisteri dhe Vëllazërimi.  (infOSport.mk)

Leave a Reply