Rryma polare që do të mbërrijë në orët e ardhshme në Itali do të shkaktojë rënie të temperaturave.
Kjo situatë do të ndikojë transportin, aktivitetet në natyrë, por edhe sportet dhe në veçanti ndeshjet e Serie A dhe Serie B, të cilat do të luhen veçanërisht të ekspozuara ndaj acarit, dëborës dhe motit të keq.
Në ndeshjen Bolonja-Benevento rrezikohet të bie borë, ndërsa Napoli-Juve është në rrezik shiu.
Acar i fortë në Milano për ndeshjen e madhe Inter-Lacio e cila do të luhet me -1°C, por shumë ndeshje të tjera do të luhen me 0°C si Torino-Xhenoa dhe Specia-Milan, por edhe Verona-Parma.
Shumë ftohtë edhe në Kalabri për Krotone-Sasuolo, jo vetëm për temperaturën që do të jetë +2°C, por edhe për erën e fortë nga veriu.