Skuadrat e Ligës së Dytë vazhdojnë me ndeshjet e tyre kontrolluese në prag të sezonit pranveror, që starton me 27 shkurt. Një ndër skuadrat që së fundmi ka zhvilluar një të tillë, është edhe Drita e Bogovinës, që sot mundi Ohrid Lihnidosin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Ardian Imeri zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, kur edhe i shënoi që të dy golat përballë skuadrës së trajnerit Dragan Boçeskit.
Valon Zeqiri shënoi golin e parë për ekipin nga Bogovina, derisa Ylber Luma shënoi edhe golin e dytë në rrejëtne skuadrës nga Ohri, që kujtojmë disa ditë më parë në stadiumin “Burimet e Biljanës” kishte mundur Karaormanin me rezultatin 4:1. Në mesin e autorëve të golave në atë ndeshje ishte edhe Sherif Rexhepi, një ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Ohrid Lihnidos, që ditëve në vijim pritet të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, atë kundër Vëllazërimit dhe Veleshtës. (infOSport.mk)