Boreci është një ndër skuadrat që e pret një pranverë e nxehtë, duke pasur parasysh lëvizjet e fundit te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.
Me largimin e sponzorit gjeneral, Koço Angjushev, u larguan një numër i madh i futbollistëve, derisa udhëheqësit e rinj te kësaj skuadre me mundësite e tyre të kufizuara arritën që ditëve të fundit të sjellin disa emra të rinj, përfshirë këtu edhe sulmuesin serb, Aleksandar Miliq.
Bëhet fjalë për një sulmues 31-vjeçar, i cili te skuadra nga Velesi vjen nga rradhët e skuadrës së Eolikos nga Greqia, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.
Ndryshe gjatë karrierës së tij, Miliq kishte luajtur edhe në Shqipëri me skuadrën e Besëlidhjes nga Lezha dhe Luftëtarin, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrës së UTA Arad nga Rumania dhe atë të Novi Pazar në Serbi.
Miliq pritet të zëvendësojë kapitenin Nikolla Prelçec, i cili përforcoi rradhët e Rabotniçkit. (infOSport.mk)