PSZh në telashe, Nejmar humb supersfidën ndaj Barcelonës

Mbrëmjen e djeshme PSZh arriti një kualifikim të vështirë në kuadër të Kupës së Francës, duke mundur ekipin e Kaen, mirëpo në fund kjo fitore doli të jetë shumë e hidhur për “parisienët”.

Ylli i ekipit, Nejmar Jr la fushën i dëmtuar në minutën e 60-të, për t’i lënë vendin Kilyan Mbappe. Pas vetëm 6 ditësh luhet dueli i fazës së 1/16-ave të finales në Ligën e Kampionëve, dhe ajo që të gjithë kishin frikë, ndodhi.

Nejmar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë më datë 16 ndaj Barcelonës, teksa rreziku është i madh edhe për prezencën e tij në ndeshjen e kthimit në Paris më 10 mars.

PSG doli me deklaratë sot dhe raportoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë të brazilianit, që sipas mjekëve të klubit do e lërë atë jashtë fushave për 4 javë, pra rreth 1 muaj.

 

Leave a Reply