Momenti kur Hysaj nuk i jep dorën shokut të skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani nuk është pritur mirë nga tifozët e Napolit.
Ata e kanë konsideruar veprimin e mbrojtësit shkodran si injorim dhe mungesë respekti ndaj kapitenit të Kosovës.
Por, gjithçka ka qenë e lidhur me faktin se Hysaj u ndie i zhgënjyer që u detyrua të zëvendësohej për dëmtim në pulpën e këmbës së majtë pa mbaruar pjesa e parë. Duke patur parasysh rëndësinë e sfidës kundër Atalantës (përcaktuese për finalen e Kupës së Italisë), zhgënjimi i Hysajt ka qenë vetëm për pjesën e tij.