Një film për jetën e Zlatan Ibrahimoviç pritet që të lansohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi, por edhe në Europë.
Filmi “I am Zlatan” do të lansohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmojë Ibrahimoviçin për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.
Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimoviç si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominik Bajraktari Andersson që do të luajë Zlatanin e moshës 11-13 vjeçare, që më pas rolin e Zlatanit nga mosha 17-23 vjeç, ta luaj Granit Rushiti.
Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021.