Mamadouba Bangoura edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i FC Shkupit. Siç mëson “infOSport.mk”, vetëm pak çaste më parë i njëjti është federuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, të cilët me këtë lëvizje shihet qartë se mendojnë edhe për të ardhmen e klubit.
Bangoura me FC Shkupin, siç mëson “infOSport.mk” ka pranuar të nënshkruaj kontratë për 3 vite e gjysmë, ndërsa dëmshpërblimi që kanë paguar drejtuesit e skuadrës shkupjane, kap shifrën e 100 mijë eurove. (infOSport.mk)