FC Shkupi nuk ndalet, në ditën e fundit të afatit kalimtarë sjellë një super përforcim

Sot saktësisht në ora 00:00 mbyllet afati kalimtar në futbollin vendor, ndërsa si duket FC Shkupi ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit rreth transferimeve të reja. Edhe pse skuadra nga Çairi ishte më aktivja edhe deri më tani, drejtuesit e kësaj skuadre edhe në ditën e fundit kanë vendosur që të befasojnë tifozët e tyre.

Siç mëson “infOSport.mk”, emër i ri te FC Shkupi në stinorin pranveror do të jetë sulmuesi i ri 20-vjeçar i Guineas, Mamadouba Bangoura.

Bëhet fjalë për një super sulmues, i cili aftësitë e tij realizuese i ka dëshmuar edhe me përfaqësuesen e të rinjëve të Guineas.

Kështu, Mamadouba Bangoura bëhet përforcimi i tretë në vijën sulmuese të FC Shkupit, gjatë këtij afati kalimtarë, pas sulmuesit nga Mozambiku, Rexhinaldo dhe Matej Cvetanoskit, që erdhi nga rradhët e Vardarit.

Bangoura, ende nuk ka mbushur të 20-tat, ndërsa i njëjti pritet të shpërthejë me kalimin e kohës, derisa drejtuesit e klubit nga Çairi besojnë shumë te ky talent, i cili mund të ju sjellë edhe lëvërdi në një të ardhme të afërt. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply