Skuadra e Istogut që garon në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi A, ka shkaktuar befasinë më të madhe në kuadër të fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Skuadra që drejtohet nga Nazmi Rama të mërkurën mundi Gjilanin, një ndër skuadrat më të mira në futbollin kosovar, që udhëhiqet nga Bylbyl Sokoli.
Me këtë fitore “Troftat” kalojnë në çerekfinale të kupës së Kosovës, ndërsa një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer aspak tifozëve të Gjilanit, ndryshe të njohur si “Skifterat”.
Në postimin e Gjilanit në “Facebook” për humbjen e skuadrës, ata u aktivizuan në komente negative.
Për më shumë, në foton më poshtë mund të lexoni disa nga komentet në fjalë.