Edis Spahiu debuton me gol te Tikveshi

Edis Spahiu vetëm disa ditë më parë u transferua te Tikveshi, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Spahiu te skuadra nga Kavadari erdhi nga rradhët e Gostivarit. Bëhet fjalë për një sulmues vetëm 19-vjeçar, i cili kishte luajtur me grupmoshat e Shkëndijës, ndërsa gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë.

Ai të mërkurën me fanellën e Tikveshit zhvilloi ndeshjen e tij të parë, duke realizuar edhe golin e parë. Spahiu shënoi në fitoren 4:1 të Tikveshit përballë Vardar Negotinës.

Përveç Spahiut, golat tjerë për Tikveshin në këtë përballje i realizuan edhe Hristov dhe Petar Ljamçevski.

Deri në fillim të stinorit pranveror në Ligën e Dytë, skuadra e Tikveshit ka paraparë të zhvillojë edhe dy ndeshje, edhe atë me sistem italian, nga 45 minuta,  kundër Osogovës dhe FK Duboçica. Këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin  e qytetit “Petar Mantev” në Koçani. (infOSport.mk)

Leave a Reply