Pas ndeshjes Real Sociedad-Mançester Junajted që do të luhet në Torino të Italisë, edhe një ndeshje tjetër e Liga Europa do të zhvillohet në tokën italiane, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për ndeshjen Benfika – Arsenal, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” të Romës.
Më herët sot, UEFA ka treguar përmes një deklarate njoftoi se ndeshja Real Sociedad – Mançester Junajted do të zhvillohet në stadiumin “Alianc Arena” të Juventusit.
“UEFA mund të konfirmojë që ndeshja e 1/16-ës së finales në Liga Europa në mes të SL Benfika dhe Arsenal do të luhet në Olimpico në Romë”, thuhet në kumtesën e UEFA-s.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 18 shkurt (e enjte) me fillim në ora 21:00 në stadiumin “Olimpiko”, aty ku ndeshjet si vendas i luajnë Roma dhe Lacio. (infOSport.mk)