Skuadra e Ballkanit të martën u eliminua nga garat e Kupës së Kosovës, pasi u mposht përmes ruletit të penaltive nga skuadra e Llapit. Ndeshja e 1/8 së finales pas 90-të minutave lojë u mbyll me barazim pa gola, derisa pas penaltive skuadra e Tahir Batatinës shënoi fitore 4:3.
Ballkani pas kësaj disfate përmes një postimi në faqen zyrtare në “facebook” ka uruar Llapin për kualifikimin tutje, ndërsa ky postim ishte bombarduar me komente nga më të ndryshmet nga ana e tifozëve të skuadrës nga Suhareka, të cilët nuk duken të kënaqur me punën e Bledi Shkëmbit, me ç’rast disa prej tyre kërkojnë rikthimin e ish trajnerit, Ismet Munishit.