FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin nga Mozambiku, Rexhinaldo, me të cilin “bardhekaltërit” nga Çairi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare.
Rexhinaldo ka luajtur në shumë skuadra dhe kampionate të ndryshme, ndërsa së fundmi ishte pesë e skuadrës së Kaysar nga Kazakistani.
Më parë ai ka luajtur edhe te Shakhter, Kukësi, Laçi, Luftëtari, ndërsa ishte pjesë edhe e skuadrave portugeze, Santa Clara, Nacional dhe ajo e Muçulmana.