Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, veq më ka nisur përgatitjet për periudhën që pason dhe në pritje të grumbullimit për ndeshjet e para të startit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, seleksionuesi Angellovski ka vendosur që të luaj një ndeshje testuese me lojtarët më të mirë të vendit edhe disa të huaj.
Interesant është fakti se në mesin e futbollistëve të grumbulluarve, figuron edhe një 16 vjecar, saktësisht mega-talenti i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi. Bëhet fjalë për debutuesin dhe golashënuesin më të ri në historinë e futbollit vendor, i cili në kufirin e të lejuarës, 16 vite e 1 ditë, debutoi me Shkëndijën në ndeshjen me Shkupin, madje edhe arriti të shënojë gol, ndërsa më pas me paraqitjet e tij ka bindur, duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar edhe asiste e paraqitje shumë të mira për kuqezinjtë e Tetovës.
Ky ka qenë sinjal për seleksionuesin Angellovski, se “Vunderkindi” i Shkëndijës, meriton të testohet me të rriturit, dhe duke parë performansat e djaloshit, nuk do të jetë befasi, nëse do të jetë pjesë edhe e përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë për ndeshjet zyrtare.