Shkëmbi merr përgjegjësinë pas eliminimit të Ballkanit nga Kupa e Kosovës

Blendi Shkëmbi sot kishte debutuar në një ndeshje zyrtare me Ballkanin e tij, edhe atë në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Debutimi i tij nuk doli të jetë i suksesshëm, kjo pasi skuadra e tij u eliminua nga kjo garë, pas disfatës nga Llapi, edhe atë përmes ruletit të penaltive.

Njëjtë sikurse ndeshja në Prishtinë, midis Prishtinës dhe Dritës, edhe kjo e zhvilluar në Podujevë nuk prodhoi gola brenda 90-të minutave të kohës së rregullt, teksa e njëjta nuk prodhoi edhe pas 30 minutave shtesë, ashtu që penaltitë vendosën fatin e këtij takimi, e ku më të suksesshëm dolën futbollistët e Llapit, që në fund triumfuan me rezultatin 4:3.

Pas përfundimit të ndeshjes, opinionin e tij e dha edhe trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi, që morri përgjegjësinë e kësaj disfate.

“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat. Falendëroj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje. Kjo humbje është përgjigjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmisohemi”, – ka deklaruar Blendi Shkëmbi. (infOSport.mk)

Leave a Reply