Nuhiu flet pas disfatës nga Prishtina e Ramadanit

Skuadra kampione e Dritës është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës, pasi sot u ndal nga Prishtina në fazën e 1/8 së finales, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje mirë e luftuar nga të dyja skuadrat, derisa fituesi u vendos vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

Trajneri i Dritës, shkupjani Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk do ta lejojë që dy disfatat e njëpasnjëshme nga Prishtina, përfshirë këtu edhe atë në Turqi në kuadër të SuperKupës së Kosovës ta ulin poshtë skuadrën e tij, por përkundrazi ato do të dalin edhe më të fortë nga kjo situatë dhe se tashmë synim kryesor do të ketë titullin kampion.

“Dy ndeshje të humbura, nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak, pasi kemi treguar se ne dijmë të ringritemi do të bëjmë edhe tash. Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumëta, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një lojtari individualist vendas”, – ka deklaruar Ardian Nuhiu. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply