Kishte muaj që Paolo Maldini ishte në kërkim të një zëvëndësuesi të denjë për Zlatan Ibrahimoviç dhe tashmë konfirmimi ka ardhur për një blerje të jashtëzakonshme.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Lionit, Memfis Depaj, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë i liruar nga kontrata aktuale dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë me gjigantin francez.
Çmimi i lartë që kërkonte skuadra franceze për të kishte bërë që Maldini dhe Massara të stagnonin në bisedime pasi i kishin duart e lidhura prej situatës financiare.
Por tani gjërat janë tërësisht ndryshe duke marrë parasysh faktin që edhe Barcelona ka hequr dorë nga dëshira për transferimin e tij dhe tashmë Milani mbetet i vetëm në këtë garë dhe gjithçka është në dorën e vetë futbollistit holandez.