Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është përcaktuar të mbahet 14 mars. Kjo është konfirmuar sot nga vet FFM përmes faqes zyrtare, duke njoftuar për datën dhe vendin që do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.
“Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka caktuar datën 14 mars si termin për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt vjetor/zgjedhor të FFM-së e cila do të mbahet në Shkup”, thuhet në komunikatën e FFM-së në faqen zyrtare.
Në këtë Kuvend Zgjedhor të zgjidhet edhe presidenti i këtij institucioni për katër vitet e ardhshme, ndërsa kandidat i vetëm është vetëm presidenti aktual, Muamed Sejdini.