Drejtuesit e Borusia Dortmundit vazhdojnë të kërkojnë një portier të ri për sezonin e ardhshëm futbollistik. Skuadra e njohur gjermane dëshiron ti sjellë një konkurrues të denjtë portierit Roman Burki, i cili nuk po bind këtë edicion me Dortmundin.
Fillimisht drejtuesit e Dortmundit i kishin vënë syrin portierit të Ajaksit, Andre Onana, mirëpo i njëjti kishte dalë pozitiv në testin e dopingut, me ç’rast ishte diskualifikuar për një vit.
Kështu drejtuesit e skuadrës nga “Sinjal Iduna Park” tashmë gjithë vëmendjen e kanë kthyer ka gardiani i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që aktualisht është pjesë e Lacios.
Strakosha humbi vendin e titullarit te skuadra nga kryeqendra italiane në llogari të veteranit, Pepe Reina, ashtu që edhe vetë gardiani shqiptarë kërkon largimin nga Lacio. (infOSport.mk)