Tahir Batatina ka mbetur i kënaqur me kualifikimin e Llapit në çerekfinale të Kupës së Kosovës, mirëpo i njëjti mendon se skuadra e tij duheshe që çështjen e fituesit ta zgjidhte që në kohën e rregullt, dhe jo përmes ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.
Ai tha se kishin eliminuar skuadrën më të fortë në kampionat, duke paralajmëruar në këtë mënyrë kundërshtarët edhe për në ndeshjet kampionale.
“Fati nuk ishte në anën tonë sepse nuk është dashur të shkonim në penallti por golin gjatë ndeshjes na e mohoi tri herë shtylla. Do të punojnë shumë për ndeshjet e radhës pasi asnjëherë nuk do të jetë e lehtë. Pas kësaj paraqitje, besoj se edhe në kampionat do të jemi ekip që do të marrim maksimumin”, – është shprehur Tahir Batatina, i cili tha se edhe përkundër disa mungesave të rëndësishme të skuadrës, i’a dolën të eliminojnë Ballkanin.
“E kemi vlerësuar lart Ballkanin për shkak se kishim përballë ekipin më të fortë në kampionat. E kemi pasur parasysh se do të jetë një ndeshje e vështirë por lojtarët i kryen me përgjegjësi detyruat dhe kalimi tutje është merita më e madhe e tyre. Ne patëm mungesa por ia dolëm të kualifikohemi pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”,- përfundoi Batatina.
Llapi i tij në këtë ndeshje u paraqit pa Bujar Idrizin dhe sulmuesin e njohur, Ahmed Januzin. (infOSport.mk)