Lëvizjet surprizë në kanalin sportiv Supersport në Digitalb kanë ngjallur interes të madh që kur u dha lajmi se Dritan Shakohoxha, njeriu që prej vitesh drejtonte këtë platformë televizive, u largua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm.
Vendin e Shakohoxhës në SuperSport e ka marrë gazetari Egi Duro, ndryshe djali i ish trajnerit të Shkëndijës, Shpëtim Duro, që aktualisht drejton klubin e Laçit në Superligën e Shqipërisë.
Egi është rritur në studiot e Supersport, një platformë televizive mjaft e ndjekur edhe në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh se e njëjta kishte transmetuar disa herë edhe ndeshjet e Shkëndijës në garat europiane.