Mbappe me një shpejtësi të hatashme vrapoi 99 metra dhe shënoi gol (VIDEO)

Paris Sen Zhermen ka fituar derbin e javës së 24-të në Ligue 1 kundër rivali të urryer, Olimpik Marsej. Parisienët shënuan fitore 2:0 në “Velodrome”, falë golave të Ikardit dhe Mbappe, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit shënoi golin e parë të takimit, edhe atë vetëm pas 9 minutave lojë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të përshkojë plotë 99 metra me një shpejtësi prej 36 km/h dhe në fund të mposht portierin kundërshtarë.

Mbappe pranoi topin nga bashkëlojtari i tij, Anhel Di Maria, dhe pasi u fut me një shpejtësi të madhe në zonën kundërshtare, me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin e nikoqirëve, Stiv Mandanda.

Mauro Ikardi golin e dytë për PSZh-në, e realizoi në minutën e 24-të, duke vulosur kështu fitoren e 16-të sezonale të skuadrës së tij, që pas 24 xhirove renditet në pozitën e tretë me 51 pikë, 3 më pak se liderët e Lille. (infOSport.mk)

Leave a Reply