Liverpulli në verë do të ndahet me plotë 6 futbollistë

Liverpulli gjatë verës planifikon të ndahet me plotë 6 futbollistë, të cilët në njërën anë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klop, ndërsa në anën tjetër vetëm se rëndojnë buxhetin e klubit, shkruan “The Athletic”, përcjellë “infOSport.mk”.

Në ndërkohë lirimi i fondeve do të ndihmojë klubin për të transferuar futbollistë të rinj. Sipas të njëjtit burim, më nuk do të llogaritet në shërbimet e portierit Adrian, i cili aktualisht luan rolin e portierit të dytë, si dhe në mesfushorin Marko Grujiç, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te Porto.

Mundësitë janë të mëdha që në mesin e futbollistëve që do të lihen të lirë, të jetë edhe emri i Aleks Okslejd – Çembërlejn, i cili edhe vetë ka dëshiruar sfida të reja, me qëllim që të reanimojë karrierën e tij.

Nuk dihet për momentin se kush janë edhe 3 emrat e tjerë që pritet të largohen nga “Enfilld Roud”.

Te Liverpulli si duket që tani po fillojnë të mendojnë në rifreskimin e skuadrës, në rast se skuadra mbetet në një pozitë të palakmueshme në krahasim me skuadrat tjera pretendente për titull. (infOSport.mk)

Leave a Reply