KFV Veleshta po zhvillon edicionin e parë në futsalin vendor. Skuadra strugane aktualisht po garon në Ligën e Dytë, ndërsa ditë më parë kjo skuadër zhvilloi ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i kfv Veleshta, ishte skuadra e Astibos, ndaj së cilës skuadër struganët shënuan fitore 10:6.
Doli të jetë kjo një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, mirëpo me ekipin vendas që dëshironte më shumë fitoren, të cilën në fund edhe e arritën.
Mysafirët avansuan të parët me anë të Georgievskit që në minutën e dytë. Albrim Pollozhani u përkujdes për barazim të rezultatit në minutën e 5-të, teksa Mitrov vetëm një minutë më pas sërish kaloi në epërsi Astibon (1:2).
Pasuan minutat e Veleshtës, që nga minuta e 7-të deri në të 18-tën shënoi 4 gola të njëpasnjëshëm për rezultat 5:2.
Albrim Pollozhani ishte ai që barazoi fillimisht rezultatin në 2:2, që deri në fund gtë pjesës së parë dy gola të tjerë të realizojë Shpëtim Kaba dhe Ilir Sheji.
Pjesa e dytë nisi me një gol të ekipit vendas, ku sërish në mesin e autorëve të golave u regjistrua Albrim Pollozhani për rezultat 6:2.
Mitriov dhe Georgievski me dy gola të shpejtë ngushtuan epërsinë e vendasve në 6:4, që më pas të vijojnë 4 gola të ekipit vendas, e ku sërish në shprehje erdhi Albrim Pollozhani me dy gola të tjerë (gjithsej 5 në këtë ndeshje), ndërsa nga një gol tjetër shënuan edhe Bekim Beksi dhe Shpëtim Kaba.
10:4 figuronte rezultati në favor të Veleshtës pas 34 minutave lojë, ndërsa kjo bëri që në minutat e fundit të vërehet një komoditet te ekipi vendas, gjë që e shfrytëzuan mysafirët, duke shënuar dy gola të tjerë me anë të Georgievskit dhe Mitrov, për rezultat përfundimtarë, Veleshta 10, Astibo 6, transmeton “infOSport.mk”.
Kështu MFV Veleshta me plotë meritë kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, duke iu bashkuar skuadrave tjera shqiptare, si Futsal Shkupi, Arben Bajrami, Juventus Serava dhe Futsal Karadaku. (infOSport.mk)