Lacio ka regjistruar edhe fitoren e 6-të me rradhë në ndeshjet e Serie A, duke vazhduar kështu të arrijë dalë nga dalë ekipet e kreut në renditje, njofton “infOSport.mk”.
Ylli i “lacialëve”, Çiro Immobile shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Kaljarit, me ç’rast Lacio tashmë ka arritur të barazohet me pikë me rivalin lokal, Romën.
Te Lacio nga minuta e 73-të në lojë u inkuadrua edhe Vedat Muriqi, i cili ndeshjeve të fundit ka arritur të shënojë vazhdimisht, por jo edhe sonte.
Lacio pas fitores së sotme arriti në kuotën e 40 pikëve, duke ndarë pozitën e katërt me Romën. (infOSport.mk)