“Sirena” gjermane për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoËeb”, vlonjati i skuadrës së njohur italiane është shënjestruar nga skuadra e njohur e Bundesligës, Lajpcig.
Tare është një profil shumë i vlerësuar nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman. Puna e kryer në Itali me Lacion për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare nuk ka kaluar pa u vërejtur.
Emri i drejtuesit shqiptar është rrethuar me të kuqe për drejtuesit më të lartë të Lajpcigut, të cilët ende nuk kanë patur ndonjë kontakt, por është një skenar i mundshëm për t´u konkretizuar në muajt e ardhshëm.
Shoqëria gjermane po kërkon një figurë të fortë në funksion të sezonit të ardhshëm, ndërsa Igli Tare mund të bëhet më shumë se një ide.