Vladica Brdarovski datëlindjen e tij të 31-të e festoi jashtë vendlindjes, në Kosovë, aty ku mbron ngjyrat e skuadrës së Dritës.
Përveç shumë urimeve që ka marrë, ai është befasuar gjatë ditës, teksa ka pranuar një dhuratë tejet të veçantë.
Ishte njëra nga pastiçeritë e qytetit të Gjilanit ajo që i dërgoi futbollistit një tortë me simbolet e klubit.
Në tortë shihen logo e klubit së bashku me shallin e “Intelektualëve”, por aty nuk ka se si të mungojë as një trofe për t’i treguar edhe futbollistit se titulli është ajo çfarë tifozët presin edhe në këtë sezon.
Kujtojmë që Drita ndeshjen e parë në pranverë do ta zhvillojë ndaj Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës.