Stojçevski i Borecit përforcon mbrojtjen e Makedonija GJ.P

Stojan Stojçevski shumë shpejt ka gjetur skuadrën e tij të re, pasi ditë më parë ishte larguar nga rradhët e Borecit. Mbrojtësi 28-vjeçar gjatë ditës së sotme firmosi me Makedonija GJ.P, aty ku për trajner do të ketë Zhikica Tasevskin.

Që të dy kishin bashkëpunuar disa herë gjatë karrierës, ndërsa pikërisht Tasevski ishte më i merituari që Stojçevski pranoi ofertën e skuadrës nga Gjorçe Petrovi.
Stojan Stojçevski gjatë stinorit vjeshtorë ishte ndër futbollistët më standard te Boreci, duke i zhvilluar që të gjitha 18 ndeshjet, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat, si: Skopje, Vardar, Horizont Turnova, Teteks, Lubanci, Sileks, Alademia Pandev, Rabotniçki dhe Bregallnica Shtip.

Ndryshe në Ligën e Parë, Stojçevski numëron 119 ndeshje dhe 1 gol të shënuar, ashtu që eksperienca e tij do të jetë një ndihmë e madhe për vijën e fundit të Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply