Shkëndija sot përballet me gjigandët ukrainas të Dinamo Kiev

Shkëndija do të zhvillojë testin më të fortë të fazës kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, teksa sot me fillim në ora 15:00 do të përballet me gjigandët ukrainas të Dinamo Kiev, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje fillimisht ishte caktuar të luhet më 7 shkurt, por me marrëveshje të dy klubeve e njejta luhet 24 orë më herët, ashtu që nesër “kuqezinjtë” do të zhvillojnë edhe ndeshjen e katërt në tokën turke.

Dinamo Kiev, është ekipi me më shumë tituj në Ukrainë, gjithsej 15-të kampionate të fituara dhe 12-të trofe të Kupës, 8 herë fitues e Super Kupës së Ukrainës, ndërsa ka lënë shenjë edhe në Europë duke fituar dy herë ish-garën europiane Kupa e fituesit të Kupave (UEFA Cup Winners’ Cup), si dhe Super Kupën e UEFA-së në vitin 1976. Vlera e Dinamo Kievit sipas portalit të specializuar për transferime (transfermarkt) për momentin është 118.05 milion euro, dhe ky do të jetë një prej rivalëve më të shtrejntë me të cilët Shkëndija ndonjëherë ka luajtur ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply