Arrestohet kapoja i “Grobari”, kishte vrarë tifozin e rivalëve të Crvena Zvezdës! (VIDEO)

Policia serbe gjatë një aksioni të ekzekutuar dje, ka arritur që të arrestojë kapon e grupit të tifozëve të Partizanit, “Grobari”, Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja, transmeton “infOSport.mk”.

Nevolja akuzohet për vrasjen e  tifozit të Crvena Zvezdës, Zdravko Radojeviç, ndërsa gjithashtu edhe për planfikim të likuidimit të Milan Ljepoja, anëtarë i grupit “Pink Panter”.

Përveç Velja Nevolja, policia serbe në këtë aksion ka arrestuar edhe 16 ultras të “Grobari”, të cilët gjithashtu kanë qenë të involvuar në gjitha rastet që kanë përfunduar me fatalitet.

Policia serbe kishte nisur kontrollet që në dhomat e tyre në stadiumin “JNA” të Partizanit, aty ku kishin hasur në një bunker, ku besohet të jenë kryer edhe vrasjet dhe veprat tjera kriminele të grupit të tifozëve “Grobari”.

Provat tregojnë se në ato hapësira janë gjetur edhe armë por edhe disa indikacione tjera, të cilat mund të ishin të dobishme për vazhdimësinë e hetimit.

Ndryshe ky grup kriminel, i cili dyshohet për vrasje dhe rrëmbime po hetohej prej muajsh nga policia serbe, e cila në fund doli të kryej këtë aksion në mënyrë shumë të suksesshme, pasi kapën njeriun kryesor që kërkohej për këto vepra, Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja. (infOSport.mk)

Leave a Reply