Pak javë më parë, Tirana në kohë rekord pagoi një dëmshpërblim për Mokhtar Cise, ndërsa duket se “bardheblutë” nuk po lihen rehat nga gjyqet, me ish-trajnerë dhe lojtarë.
Tirana është duke punuar që të marrë licencën për Europën, por si çdo klub në Shqipëri ka problemet e veta.
Janë për t’u paguar disa lojtarë nga gjyqet në DHZK, si Erando Karabeci apo trajneri Ardian Mema. Tirana po i paguan me këste.
Së fundmi mësohet në Federatën e Futbollit se “bardheblutë” i ka hedhur në gjyq edhe ish-futbollisti i Tiranës dy sezone më parë, Marvin Turtulli.
Gjyqi në DHZK pritet të zhvillohet së shpejti, pasi nuk ka një vendim përfundimtar.
Nga ana tjetër, në klubin e 25 herë kampioënve duan që të sa më shpejt të mbyllin procedurat e licencimit brenda afatit ligjor.