Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik. Sipas informacioneve që vijnë nga Apeninet, Milani dhe Mançester Siti gjatë merkatos së verës mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
“Calcio Mercato”, raporton se drejtuesit e Milanit kanë piketuar brazilianin Gabriel Hesus si pasuesin ideal të Zlatan Ibrahimoviç.
Vlera e brazilianit në treg është 70 milionë euro dhe te Milani janë të gatshëm ta sakrifikojnë Benaser, për të siguruar shërbimet e Hesus.
Benaser pëlqehet shumë nga Guardiola dhe “Citizens” janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e “Rossonerëve”.
Përveç Benaser, Milan do të duhet të ofrojë edhe një shumë parash, pasiqë vlera e Benaser është 50 milionë euro.
Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë do të ishte shkëmbimi më i madh i merkatos së verës.