Ish futbollisti i FC Shkupit i bashkohet Musliut te Mol Fehervar!

Merkato e janarit si zakonisht sjellë transferime surprizë, ndërsa një e tillë mund të ndodh së shpejti, me protagonistë ish futbollistin e FC Shkupit, Rron Broja, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori kosovar, i cili aktualisht luan me Partizanin në Superligën shqiptare, mund të transferohet te skuadra hungareze e MOL Fehervar, aty ku do të rigjente një shqiptarë tjetër, ish futbollistin e Shkëndijës, Visar Musliun.

Merkatoja në futbollin hungarez është aktive deri me 12 shkurt, ashtu që palët kanë në disponim edhe një javë për të rrumbullaksuar këtë transferim eventual.

Kujtojmë Broja te Partizani u transferua verën e vitit 2019-të nga rradhët e FC Shkupit, te e cila skuadër luajti për një vit e gjysmë, duke regjistruar 49 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply