Inter dhe Roma kanë gati një super shkëmbim për merkaton e verës. Stefano Sensi ishte njëri nga futbollistët kyç te Interi, mirëpo lëndimet e shpeshta kanë bërë që 25-vjeçari të mos jetë i preferuar i trajnerit Antonio Konte.
Sensi nuk po bënë pjesë në planet e strategut italian, ashtu që me shumë gjasa në merkaton e verës pritet të largohet nga “Xhuzepe Meaca”.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Italia, Inter dhe Roma janë duke planifikuar një shkëmbim mes Sensit dhe Veretout.
Veretout pëlqehet shumë nga Antonio Konte, ndërsa marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë vlera e tyre është pothuajse e njejtë në tregun e futbollit europian.