Sulmuesi francez i Paris Sen Zhermenit, Kylian Mbappe duket i destinuar të kalojë te Real Madridi.
Ai e dëshiron me çdo kusht kalimin tek “mbretërit”, ndërsa një gjë të tillë ka zbuluar edhe ish-shoku i ekipit të tij te PSZh, Jese.
“Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madridin. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Kristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në ‘Santiago Bernabeu’” – është shprehur sulmuesi spanjoll.
Jese ka luajtur vetë tek ekipi i Realit dhe ka folur me Mbappe për Madridin. Karriera e sulmuesit spanjoll nuk arriti asnjëherë atje ku duhet, sidomos te PSZh, aty ku nuk arriti asnjëherë të vie në shprehje.