Bellasica promovon 4 futbollistë serb!

Bellasicën në sezonin pranveror e pret një luftë e ashpër për mbijetesë, ndërsa si shpëtimtarë tifozët e kësaj skuadre shohin te trajneri i tyre i ri, Gjore Jovanovski, një emër i njohur për opinionin sportiv në vendin tonë, por gjithsesi edhe te prurjet e reja nga ana e drejtuesve të skuadrës, shkruan “infOSport.mk”.

Jovanovski në krye të skuadrës së njohur nga Strumica u emërua që disa javë më parë, për të ardhur më pas edhe përforcimet e para të skuadrës, si Benjamin Demir, Besar Guxhufi dhe Oliver Peev.

Ndërkohë një ditë më herët drejtuesit e Bellasicës kanë prezantuar edhe 4 emra të rinj, të cilët vijnë nga Serbia, më konkretisht nga skuadra e Inxhija.

Bëhet fjalë për futbollistët si Aleksandar Vuliç, Milenko Mijatoviç, Strahinja Shevo dhe Damir Avramoviq.

Me këto përforcime, por edhe ato më parë gjatë kësaj merkatoje, objektivi kryesor i drejtuesve të skuadrës së Bellasicës, është qëndrimi në elitë. (infOSport.mk).

Leave a Reply