Thomas Strakosha me shumë gjasa do të largohet nga Lacio. Gardiani shqiptar nuk shihet me sy të mirë nga drejtuesit e Lacios pas sjelljes së tij për konkurrencën që ka me Pepe Reinën.
Pas dëmtimit të tij në gju, portieri shqiptar ka humbur vendin e formacionit me portierin spanjoll dhe ku në dhomat e zhveshjes kanë plasur polemikat me Strakoshën protagonist kryesor.
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, 25-vjeçari është nervoz dhe i irrituar për situatën e titullarit në shtyllat e portës te skuadra nga kryeqendra shqiptare por edhe rinovimin që nuk po vjen kurrë.
Me shumë gjasa as për ndeshjen ndaj Kaljarit të dielën në mbrëmje nuk do të jetë i grumbulluar, dhe drejtori sportiv Igli Tare që deri më tani i ka dalë në krah Strakoshës, po hedh sytë për një portier të ri, me shumë mundësi do të jetë gardiani i Beneventos, Montipo i cili është në skadencë kontrate në qershor.