Valon Et’hemi ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës së Istanbulspor, për të cilën skuadër ka shënuar edhe Eduart Rroca, një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës turke, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy ish futbollistët e Kukësit shënuan nga një gol në fitoren 3:1 të Istanbulspor në udhëtim te Altay, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të në Ligën e Parë Turke, aty ku skuadra e futbollistëve shqiptarë vazhdon garën për pozitën e parë dhe për një rikthim në Superligën turke.
İstanbulspor'un 61 numaralı Arnavut futbolcusu Eduart Rroca Altay karşısında takımını 1-0 öne geçirdi. Bu sezon çok iyi bir katkı verdi ve devam ediyor. pic.twitter.com/sxRWrXw9oM
— Burak Zihni 🇹🇷 (@burakzihni61) February 1, 2021
Ishte Eduart Rroca, ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa i njëjti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë asistoi për tetovarin, Valon Et’hemi, i cili në ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Istanbulspor, arriti të gjejë golin e parë në futbollin turk.
İstanbulspor'un bir başka Arnavut oyuncusu Valon Ethemi skoru 2-0'a taşıdı. Asist 61 numaralı formasıyla Eduart Rroca'dan. pic.twitter.com/mtPOhmVVua
— Burak Zihni 🇹🇷 (@burakzihni61) February 1, 2021
Vendasit e Altay provuan të rikthehen në lojë pas golit të Jildirim në minutën e 57-të, mirëpo ishte Onur Orgun, ai i cili në minutën e 85-të, vulosi fatin e këtij takimi, duke shënuar edhe golin e tretë dhe të fitores për Istanbulspor.
Ndryshe pjesë e kësaj fitore të Istanbulspor, ishte edhe shqiptari i tretë te kjo skuadër, Kristal Abazaj, i cili në minutën e 66-të zëvendësoi pikërisjt Valon Et’hemin.
Istanbulspor pas 19 xhirove, mban pozitën e dytë në renditje me 40 pikë, një më pak se kryesuesit e Giresunspor, ndërkohë Altay me 32 pikë renditet në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)