Duke treguar sërish transperencën dhe përkushtimin ndaj vlerave të futbollit, Federata e Futbollit të Maqedonisë ashtu siç paralajmroi në pres-konferencën e zhvilluar me 22 janar, do ta ndanë me ju letrën zyrtare nga Sekretarët e Përgjithshëm të UEFA-së dhe FIFA-së në lidhje me mosmarrëveshjen ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
“Në drejtim të komunikimit tonë të vazhdueshëm, FIFA dhe UEFA mbështesin Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Statuti do t’i nënshtrohet shqyrtimit të plotë pas Kuvendit zgjedhor të FFM-së dhe zgjedhjes së Këshillit Drejtues.
Në përputhje me praktikën e qeverisjes së mirë, FIFA dhe UEFA fuqimisht rekomandojnë që anëtarët e tyre të mos bëjnë ndryshime në statutin e tyre para zgjedhjeve, por vetëm pas tyre.
Edhe pse data e Kuvendit zgjedhor nuk është caktuar ende, ne besojmë se ai do të mbahet në kohën e duhur dhe brenda afati të arsyeshëm. Qëllimi i rishikimit të Statutit të FFM-së nuk është vetëm në drejtim të pajtueshmërisë me Statutet e FIFA-s dhe UEFA-s, por edhe në drejtim të pajtueshmërisë me legjislacionin kombëtar.
Ne besojmë se FFM mund të organizojë procesin zgjedhor në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar”, thuhet në letrën e përbashkët të dërguar nga UEFA dhe FIFA.