Pelisteri huazon Gudiabin e FC Shkupit!

Omar Gudiabi në 6 muajt e ardhshëm do të luaj me Pelisterin në Ligën e Parë. Senegalezi te skuadra nga Manastiri do të luaj në formë huazimi, teksa një gjë të tillë për “infOSport.mk” konfirmuan nga tabori i FC Shkupit, me të cilën skuadër Gudiabi ka kontratë deri qershorin e vitit 2022.

Ai skuadrës nga Çairi iu bashkua verën e vitit 2019-të, kur erdhi nga skuadra senegaleze e Teungueth FC.

Gjatë stinorit vjeshtor, i njëjti me fanellën e FC Shkupit zhvilloi 16 ndeshje kampionale, duke regjistruar edhe 2 asiste, derisa në përgjithësi në Ligën e Parë numëron 34 ndeshje, 2 gola dhe 4 asiste.

Gudiabi do të jetë një super përforcim për Pelisterin në pjesën pranverore, ku skuadra nga Manastiri me të gjitha forcat do të luftojë për të mbijetuar në mesin e më të mirëve.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë, Pelisteri e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë të tubuara.

Leave a Reply