E ardhmja e Milot Rashicës është e lidhur sërish me Bundesligën gjermane. Të shumta kanë qenë hipotezat për një largim të mundshëm të talentit shqiptar të Kosovës nga Verder Bremeni, teksa së fundmi gazetari i njohur i “Sky Sports”, Maks Bielefeld ka zbuluar se për Rashicën është e interesuar skuadra e Hertës së Berlinit.
Kryeqytetastit kërkojnë ta huazojnë për një vit futbollistin dardan, por që ka edhe një mundësi blerje.
Vlera aktuale e Rashicës është 20 milionë euro, kështu që klubet janë duke negociuar dhe po përpiqen që të arrijnë gjuhën e përbashkët. Kujtojmë së shpejti pjesë e Hertës së Berlinit pritet të bëhet edhe Sami Khedira, i cili do të largohet nga Juventusi.