Ish talenti i FC Shkupit i bashkohet Gostivarit!

Karrierën e kishte nisur te FC Shkupi, duke kaluar të gjitha grupmoshat, mirëpo që asnjëherë nuk mundi të depërtojë në ekipin e parë. Kështu i riu shkupjan, Sejdi Zendeli vendosi që të sfidojë veten, kur dy vite më parë vendosi që të bashkohet me Vëllazërimin e Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Atje morri përvojën e duhur, mirëpo i njëjti duke u dalluar si një futbollistë që dëshiron sfidat ka vendosur që sërish të ndërrojë mjedis, këtë herë duke pranuar që ti bashkohet Gostivarit, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë – Perëndim.

Kujtojmë Gostivari stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Veleshta në vendin e dytë, pra me 7 pikë më pak se Skopje e vendit të parë.

 

Leave a Reply