Ish portieri i Renovës driblon Gostivarin, tashmë nënshkruan me Korabin!

Dy javë më parë kishte nënshkruar me Gostivarin, që më pas të ndërrojë mendje dhe i njëjti ti bashkohet Korabit. Është ky Valon Neziri, gardiani nga Kërçova, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Një rast ky i paprecedent, por që nuk është i vetmi në futbollin vendor. Një gjë e tillë ditë më parë kishte ndodhur edhe me shkupjanin, Emir Aliu.

Sulmuesi shkupjan me 25 janar ishte prezantuar te skuadra kosovare e Vitisë, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, që vetëm 3 ditë më pas, i njëjti të prezantohet me fanellën e KF Dritës nga Bogovina.

Ndodh edhe kjo te ne, Aliu brenda 3 ditëve, Jakimovski brenda 8 ditëve ndërruan nga dy ekipe

Leave a Reply