FC Shkupi gjatë ditës së nesërme pritet të prezantojë shkupjanin, Ali Adem, një fëmijë ky i Vardarit, që verën e vitit 2020-të u transferua te skuadra e njohur greke e Aris. Një gjë të tillë ka pohuar portali sportiv “albsport.mk”, sipas të cilit 20-vjeçari Adem te FC Shkupi do të luaj në formë huazimi.
Ali Adem edhe pse u transferua me shumë bujë te skuadra e Aris, i njëjti nuk arriti që të debutojë me fanellën e kësaj skuadre. Ai nuk u paraqit në asnjë ndeshje, ndërsa drejtuesit e skuadrës greke me qëllim që i njëjti të merr edhe më shumë përvojë, vendosën që ta huazojnë atë te FC Shkupi, ku pritet që të përforcojë repartin e mesfushës.
Ndryshe Ali Adem me grekët e Aris ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2024.