Shkëndija sot në Antalia zhvillon edhe kontrolluesen e dytë, sërish rival ukrainas

Futbollistët e Shkëndijës ngadalë po kompletojnë javën e parë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Pas ndeshjes së parë testuese të martën me ukrainasit e Zorya-s (1:1), skuadra ka vijuar me nga dy seanca stërvitore në ditë me një intensitet të shtuar kur ngarkesa fizike e futbollistëve shkon në ngritje e sipër.

Niveli momental i përgatitjes së skuadrës do të testohet edhe sot, me “kuqezinjtë” e Ernest Gjokës që do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese dhe sërish përballë një skuadre ukrainase.

Fjala është për skuadrëne FK Desna Chernihiv, që ka lënë një fazë të parë shumë të mirë në elitën e futbollit ukrainas, ku pas 13-të xhirove me 23 pikë të tubuara mbajnë vendin e tretë në renditje, menjëherë pas gjigandëve, Dinamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk.

Ndeshja Shkëndija-Desna Chernihiv starton në ora 15:30 sipas kohës tonë lokale. (infOSport.mk)

Leave a Reply