Gentian Selmani edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Menemenspor, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish trajneri i FC Shkupit, Umit Karan.
Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë klubi i Menemenspor përmes faqes zyrtare në “facebook”, ndërsa po të njëjtën ditë, Selmani u prezantua me skuadrën e tij të re, Boluspor, që gjithashtu garon në Ligën e Parë turke.
Selmani me Boluspor ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysmë, e cila në total kap shifrën e 315 mijë eurove sa i përket pagesës neto që pritet të përfitojë portieri kuqezi.
22-vjeçari nga Kruja këtë edicion me Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë u paraqit në 18 ndeshje, ndërsa në përgjithësi me këtë skuadër i njëjti numëron 51 paraqitje, që nga gushti i vitit 2019-të, kur vendosi ti bashkohet nga rradhët e Laçit.